Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar e shoqërisë. Në tryezën me temë “Pensionistët dhe grupet në nevojë”, Meta u shpreh se kjo kategori është duke u përballur me vështirësi, për shkak edhe të kostos së lartë të jetesës. Ai bëri disa propozime që do njoftoi se do i dërgojë në Kuvend.
“Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune sipas kontributit te tyre” tha Meta.
Propozimet e Partisë së Lirisë
- Mbulimin e plote financiar te te gjithe barnave, qe perdoren nga pensionistet dhe te pershkruara me recete mjekësore.
- Mbulimin e te gjitha sherbimeve mjeksore dhe te infermierise ne banese per te pensionistet me probleme shendetesore.
- Dhenien e sherbimit mjeksor me prioritet per pensionistet per evitimin e pritjeve te gjata ne qendra shendetesore apo spitale.
- Sigurimin e sherbimeve mjeksore pa pagese per reabilitimin dhe fizioterapine per pensionistet me semundje invalidizuese.
- Sigurimin pa pagese te materialeve mjeksore te trajtimit te pacienteve pensioniste ne banese si dhe artikujve mjeksore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), qe mundesojne levizjen dhe pavaresimin jetesor te pensionisteve.
- Zbatimin e detyruar te protokolleve te geriatrise ne qendrat shendetesore per pacientet pensioniste.
- Mjaft qendrime kontradiktore dhe te dyfishta per njohjen e kontributeve te pensioneve per kontribuesit.
Meta: Pensionet më shumë u rritën në vitet 2005-2013 sesa 10 vitet e fundit









