-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Jemi në prag të një shpërthimi të madh në Bregun Perëndimor

Kryesoret

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se situata në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli përbën pengesë të madhe në gjetjen e një zgjidhjeje për paqe afatgjatë mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Bregu Perëndimor është pengesë reale për zgjidhjen me dy shtete”, tha Borrell më 18 shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

“Bregu Perëndimor është në një pikë vlimi… mund të jemi në prag të një shpërthimi më të madh”, tha ai.

Afër 490.000 izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor, që Izraeli ka pushtuar më 1967, në dhjetëra vendbanime që konsiderohen joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Kolonët jetojnë së bashku me afër 3 milionë palestinezë në këtë territor.

Palestinezët i shohin ndërtimin e vendbanimeve izraelite si krim lufte dhe pengesë të madhe për paqe.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor në Gazë, në Bregun Perëndimor është regjistruar një numër në rritje i përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit