Brighton është rikthyer te fitorja në kampionat. Të besuarit e De Zerbit mundën pastër 0-5 Sheffield United, në sfidën e luajtur këtë pasdite.
Holgate komplikoi shumë llogaritë për Sheffield, pasi la skuadrën me një lojtar më pak në minutën e 13-të. Në superioritet numerik, mysafirët nga Brighton realizuan dy herë në pjesën e parë me Buonanotte dhe Welbeck. Në pjesën e dytë, një autogol i Robinson thelloi shifrat, ndërsa Adingra shënoi dy herë,
Brighton renditet në vendin e shtatë dhe synon një vend që të dërgon në Europë. Sheffield mbyll klasifikimin dhe objektivi mbijetesë sa vjen e vështirësohet.