-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB voton armëpushim në Gazë?

Kryesoret

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë që të votojë të martën, më 20 shkurt, për një kërkesë të Algjerisë që u kërkon 15 anëtarëve të Këshillit të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, thanë diplomatët.

SHBA-ja ka sinjalizuar se do të vendosë veto për një votim të tillë. Më shumë se dy javë më parë, Algjeria ka prezantuar një draft-rezolutë fillestare. Por, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, menjëherë tha se teksti i rezolutës rrezikon “negociatat e ndjeshme”, që synojnë të arrijnë një pauzë në luftime.

Më 17 shkurt, Algjeria kërkoi që Këshilli i Sigurimit të votojë të martën, thanë diplomatët. Që të miratohet një rezolutë në këtë institucion kërkohet që të paktën nëntë vota të jenë për dhe asnjë veto.

Fuqinë e vetos në Këshill të Sigurimit e kanë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia.

“SHBA-ja nuk mbështet veprimet në këtë draft-rezolutë. Nëse vjen për votim kështu siç është hartuar, nuk do të miratohet”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield përmes një deklarate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit