-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatorja amerikane: Serbia ta fusë në burg Radoiçiçin

Kryesoret

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për të arrestuar kryeterroristin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Ata duhet të arrestojnë Radojiçiçin dhe ta fusin në burg”, ka thënë Shaheen gjatë konferencës së Sigurisë që u mbajt në Munih. I sanksionuari i SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiç, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, për çka senatorja Shaheen tha se i njëjti duhet të mbahet përgjegjës për vrasjet.

“Kam pasur rastin të takohem me presidentin Vuçiç sot në mëngjes, jam takuar me kryeministrin Kurti dje dhe një nga gjërat që mendoj se duhet të ndodhë është që duhet ta arrestojnë Radoiçiçin dhe ta fusin në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator, ka pranuar vrasjet dhe tani duhet të mbahet përgjegjës për këtë, dhe Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë”, ka thënë ajo./KSP

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit