Një rrëfim i dhënë pak muaj më parë nga një person i kapur në muajin Gusht 2023 në Vlorë, gati për të bërë vrasjen e Ines Hajrulla, ka çuar një ditë më parë në arrestimin e një personi i kamufluar me tre emra të ndryshëm si dhe shpalljen në kërkim të dy personave të tjerë.
Njeriu që ishte penduar dhe kishte folur në SPAK për vrasjen e Inez Hajrulla dhe disa personave të tjerë, është Amarildo Nikolli alias Xhanej.
Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga i arrestuari me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj.
Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit Gusht 2023 në Vlorë.
Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë. Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambjentet e një pasticcerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë./ Ora