Një i ri në Iran ka vrarë familjen e tij prej 12 anëtarësh. CNN raporton se 30-vjeçari ka vrarë familjen e tij me një kallashnikov, ndërsa më pas është ekzekutuar nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.
Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare. Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se ta vriste veten.