Një debat është zhvilluar mes kryetarit të “Nisma Thurje” Endrit Shabani dhe anëtarit të kryesisë së Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
A do vazhdojnë flakadanët në parlament? Nallbati: Situata do përshkallëzohet!
Shabani: Meraku im nuk është se çfarë bën Pd dhe Partia e Lirisë. Revolta pastaj është për një kauzë. Ka një çështje të caktuar siç ishte rritja e çmimeve,. Kjo është revoltë, në revoltë s’ke nevojë as për foni e as për podium. Ngrihen fermerët i shkon një parti dhe ata thonë nuk duan të merrem me politikë. Njerëzit nuk duan të përfaqësohen nga partitë politike, një LSI e PD.
Braimllari: Kjo retorikë i shërben Ramës. Heshtja jote tregon qeverisje me Ramës.
Shabani: Unë po hesht tani? Është interesante që një njeri që ka bërë pazare me Ramës të më akuzojë se jam me Ramën. Që ka qeverisur me Ramën. Ti je pjesë e një partie që ka qenë kryeministër i PS kur Rama ishte kryetar bashkie e promovonte e mbështeste…
Pse Blinken nuk takoi opozitën? Nallbati: Ishte me mision, i dha shuplakë qeverisë
Braimllari: Detyra jote është t’i shërbesh Ramës dhe Veliajt.
Shabani: Nuk mashtron dot shqiptarët. E dinë shumë mirë kush është ilir Meta, çfarë përfaqëson ti… Ti ke bërë fushatë për Erion Velinë.
Shabani: Ka dhe të rinj si Braimllari që kanë mbetur te monizmi, dhe monizmi kush është: o je me mua o je armik. Ky është koncepti. Tani në pluralizëm mund të mos jesh me ty dhe mos të jesh armik.
Shabani: Unë s’kam qenë kurrë në koalicion me Veliajn e Ramën, t’i ke qenë.
Me Sali Berishën nuk bashkohem dot se e kam betejën dhe me Sali Berishën edhe me sistemin e 2008. Edhe me zotin Braimllari portë ishte i lirë dhe mos të ishte në shërbim të Ilirit padyshim do bashkohemi se jemi çuna të rinj.
Qëllimi i protestës? Lavdrim Lita: Opozita do të tregojë forcën brenda saj