-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri: Kurti e ka përgatitur elektoratin e vet me bindjet anti-amerikane

Kryesoret

Kosova ka cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë ish-kryenegociatorja Edita Tahiri. Sipas saj, asnjëherë Kosova nuk ka pasur raporte të tilla me aleatin më të madh të vendit.

Teksa flet për deklarimin e ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, Tahiri konsideron se paralajmërimi i tij është alarmant e shqetësues. Ish-ministrja për dialog, fajëson kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quan mashtrues e të padijshëm.

Kërcënimi që e bëri zotëri O’Brien është shumë shqetësues, është alarmant. Dhe ata e thanë të hapur që janë cenuar marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës, pra Kurtit. Kurrë Kosova nuk ka pasur situata të tilla kaq të rënda, ne u ndëshkuam nga amerikanët me fajin e Kurtit.

Por, kjo nuk po i mjafton Kurtit sepse e ka agjendën e vet populiste, është në kërkim të krizave të reja në veri për interesat e pushtetit. Sepse ai ka bërë shumë premtime populiste ndaj votuesve të vet, tash me këto sjellje kërkon që para zgjedhjeve edhe një herë të tensionojë situatën”, deklaron Tahiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit