-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump hedh kritika të ashpra pas vdekjes së Navalny: SHBA një komb i dështuar

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Trump u shpreh se vdekja e Navalyt e ka bërë më të ndërgjegjshëm për ato që po ndodh në SHBA.

“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë më të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh në vendin tonë,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale që duket se e lidh vdekjen e aktivistit rus me problemet politike.

“Është një marshim i ngadaltë dhe i qëndrueshëm me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar radikalë të majtë që na çojnë në një rrugë shkatërrimi. Kufijtë e hapur, zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet tepër të padrejta të gjykatave po rrënojnë AMERIKËN. JEMI KOMB NË RËNIM, KOMB I DËSHTUAR! MAGA 2024,” shkruan Trump.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë (2017-2021), Trump shprehu admirim për Putinin. Javën e kaluar, ai sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të mos mbrojnë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen kundër një pushtimi të mundshëm rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit