Ditën e enjte në Kuvend do të votohet ligji për Amnistinë Penale, ku mazhoranca ka kërkuar rekordim me opozitën për të marrë 84 miratime.
Ditën e sotme në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja trajtoj dhe propozimet e bëra nga PD për këtë Çështje.
Në rast se Amnistia miratohet do të përfitojnë 3150 të dënuar, po sipas Manjës kjo vlen për të gjitha kallëzimet e depozituara në Prokurori deri më datë 31 janar 2024. Ai theksoi se propozimi i deputetit Enkelejd Alibeaj, në lidhje me të dënuarit për veprën penale “pjesëmarrje në tubime apo protesta”, është pranuar.
“Për personat që janë dënuar ose janë në ndjekje penale gjatë tubimeve apo protestave politike të organizuara nga 1 Tetori 2018 deri në 31 Gusht 2020. Ky propozim është pranuar, por jo duke përcaktuar limitin kohor.
Kjo do të shtrihet deri në datën 31 Janar 2024, këtë kategori nuk mund ta lidhim me një periudhë kohore. Sigurisht është pranuar dhe për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat, këtu kam parasysh veprat penale bazike që lidhen me organizimin e protestave. Pra veprat që janë kundër rendit dhe sigurisë publike, organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme është pranuar i gjithi.
Neni tjetër “organizimi i tubimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur kemi pranuar paragrafin e parë e të dytë, se janë vepra që dënohen deri në 3 vjet burg. Këto kanë qenë pjesë propozuese të deputetit Enkeled Alibeaj” shpjegoi ministri.
Gjithashtu ai shtoi se është pranuar dhe amendamenti i deputetit Bledion Nallbati, që ka të bëjë me uljen e dënimit.