Një situatë aspak e qetë ka mbërthyer klubin e Tiranës, pas disfatës në derbi duket se rrugët mes trajnerit Julian Ahmataj dhe bardhebluve janë thuajse të ndara.
Pikërisht pas humbjes ndaj Partizanit, presidenti i Tiranës Refik Halili, ka zhvilluar një takim me trajnerin Julian Ahmataj, për të diskutuar në lidhje me formën e dobët të skuadrës, ku sipas Halilit trajneri ka pjesën e vetë të fajit. Akuza të pa pranuara nga Ahmataj, me debatin që ka kaluar në ngritjen e toneve të zërit.
Jo vetëm kaq, por numri një i bardhebluve ka kërkuar që Ahmataj të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Trajneri nuk ka pranuar të dorëhiqet.
Por largimi i Ahmatajt nga stoli i Tiranës duket se është në prag të derës. Erbim Fagu mund të jetë trajneri i ri i skuadrës, së bashku me Erjon Xhafën, ndërsa te dera qëndrojnë Migen Memelli dhe Ernest Gjoka.