-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“20 Shkurti”/ Fjalime, tymuese dhe “hijet e protestës”, çfarë ndodhi para Kryeministrisë?

Kryesoret

E djeshmja e 20 shkurtit ngriti dhe një herë demokratët në protestë, duke sjellë dhe një herë në mendje rrëzimin e bustit të diktatorit 33 vite më parë. Një datë e zgjedhur jo rastësisht ajo e djeshmja me qëllimin sipas tyre të luftojnë sërish kundër një diktature.

Motoja “O sot, o kurrë” ishte ajo që u shpalos para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë “Rama”.

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti fjalim nga shtëpia për protestuesit, duke pasur një lidhje direkte nëpërmjet videos.

Një fjalim i gjatë për një protestë të qetë dhe e cila nuk shkaktoi probleme, deri në përfundimin e fjalës së Berishës ku disa qytetarë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë.

Disa trazira të cilat sollën shtimin e forcave të sigurisë si dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariat.

Pas fjalës së Berishës nisi sulmi drejt Kryeministrisë

Gjatë protestës ka rënë në sy se në shesh, por larg podiumit edhe Argita Malltezi, e cila nuk ka mbajtur fjalime, por i është bashkuar turmës në demokratëve.

Edhe djali i ish-kryeministrit është parë në protestë. Shkëlzen Berisha, njësoj si e motra ishte po ashtu larg podiumit.

Ajo që ka rënë në sy është se dhe Jorida Tabaku, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit ka qenë e pranishme në këtë tubim të 20 shkurtit.

Ka tensione! Protestuesit rrëzojnë barrierat para Kryeministrisë

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga protesta e opozitës dha mesazhin se nuk do të dorëzohen edhe pse lufta është e pabarabartë.

Bardhi tha se do të përballen me qeverinë dhe se nuk kanë frikë, ndërsa theksoi se lufta është e pabarabartë.

Mesazhe u përcollën edhe nga Flamur Noka, i cili në fjalën e tij u shpreh se Ramën nuk e njohin më për kryeministër.

Sipas Nokës, tashmë për kreun e qeverisë do të nisë një periudhë shumë e keqe, pasi do të ketë përballë popullin shqiptar, që siç tha ai nuk do të ndalet derisa qytetarët të kenë mundësi të votojnë të lirë.

Bilanci/ Dy orë protestë! Tym, flakë dhe bashkim, Berisha: Uragani doli në shesh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit