Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas Asamblesë së Përgjithme të Partisë Socialiste.
Ai deklaroi se çështja e amnistisë ishte keqkuptuar dhe u sqarua nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja.
“Është bërë një keqkuptim total dhe është adresuar menjëherë sot nga ministri i drejtësisë”- tha Rama.
Ndërsa u pyet se çfarë mendonte për deklaratën e Bashës që nuk do ta votonte me ironi kryeministri u përgjigj:“Në cilën orë e ka thënë? Sa ishte ora? Se ka qenë akoma përgjumësh”.