-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në parlament, Rama: Problemet nuk vijnë nga ne, ligjet do kalojnë ashtu siç kalojnë

Kryesoret

Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Rama ka folur edhe për situatën në Parlament. Ai shtoi që ligjet kalojnë pa diskutim për faj të mazhorancës.

“Ligjet kalojnë në një kohë të shkurtër, sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar në kohë të gjatë. Për sa kohë nuk ka kushte normale që nuk vijnë nga ne, ligjet do kalojnë ashtu siç kalojnë. Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës nesër të parlamentit. Ju jeni të lirë mos ta besoni, por nei i kemi punët e ndara. Unë jam në parlament, një deputet që ndjek çfarë është përgatitur. Nuk e di sesi është agjenda nesër. Di që është bërë një diskutim mbi një keqkuptim total që është krijuar, është adresuar menjëherë sot nga ministri i Drejtësisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit