Ditën e sotme policia njoftoi se u arrestua Armando Sulejmani, 39-vjeçari është një emër jo pak i dëgjuar pasi siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri” një ish anëtar i bandës së Gaxhait të Vlorës.
Sulejmani u arrestua natën e mbrëmshme teksa udhëtonte me një “benz” me targa të vjedhura, “Çipuri” nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe pas një ndjekje përfundoi në pranga.
Ky krim mund të duket i vogël kur krahasohet me të shkuarën e Armando Sulejmanit, i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe vetëm pak kohë më parë kishte fituar lirinë.
Banda e Gaxhait në të cilën “Çipuri” ishte një anëtar i njohur, lindi si bandë rivale me atë të Zani Çaushit. Më 9 maj 1997 midis tyre pati një përplasje ku mbeti i vrarë Bernard Duça, i njohur si “Kuqo”. Në kundërpërgjigje Gaxhai tentoi të merrte autoblindat e policisë për të luftuar Zanin, por pa mundur tja dalë.
Edhe pse dy kokat e bandave sot ndodhen në burg, larja e hesapeve mes tyre vazhdon ende.