-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bujar Osmani, kandidat për President në Maqedoni

Kryesoret

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti njoftoi sot se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.

Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend.

Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit” tha ai.

Bujar Osmani ka përballë Arben Taravarin, i cili është propozuar nga partitë e bashkuara opozitare, Gordana Siljanovsken dhe Stevo Pendarovskin qe kerkon nje mandat te dyte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit