Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila akuzohet për vrasjen dhe groposjen e babait të saj, Pëllumb Meta ka çuar policinë në vendin që futi të atin në dhe. 19-vjeçarja mbahet për krahu nga një oficere policie. Pikërisht tek kjo kasolle që ndodhet në oborrin e shtëpisë, ajo varrosi të atin, pasi e ekzekutoi atë me armë zjarri.
Hygerta Meta ka treguar se kishte dy rrugë; ose të arratisej ose ta vriste të atin, pasi nuk pranonte fejesën me djalin që i kishte gjetur.
“Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje.
Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain.
Një ditë nisëm të debatonim prapë kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait.
Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush” tha ajo.
Vajza që vrau të atin: Debati i fundit, kisha vetëm dy rrugë