-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi reagon pas vendimit të Kushtetueses për komisionet hetimore: Vendim politik

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën për komisionin hetimor për çështjen “McGonigal” dhe pranoi atë për zgjedhjet e 11 majit.

Reagimi i Bardhit

1 po, 1 jo, është politikë, jo drejtësi kushtetuese!

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, kurse rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për aferën korruptive McGonigal, është dëshmi flagrante e presionit politik ndaj kësaj Gjykate.

Se si mund të thuhet që kërkesës i mungonin indiciet për ta konsideruar çështje të veçantë, ndërkohë që ajo është e bazuar në 7 dokumente zyrtare të drejtësisë amerikane, arbitrazhit ndërkombëtar dhe drejtësisë shqiptare, vetëm një gjykatë nën presion politik mund ta thotë. Aq më tepër që kjo vendoset 4 me 4, dhe për këtë shkak rrëzohet pa vendim, njësoj si afera tjetër personale e Edi Ramës për çështjen “Becchetti”.

Por pavarësisht kësaj “e mirëkuptoj” Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin e sotëm. Fundja, afera “McGonigal” është funerali politik i Edi Ramës dhe Gjykata jonë Kushtetuese kurrësesi nuk do mund të kishte guximin profesional për ta organizuar atë, njësoj si kolegët e tyre në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që prej 3.5 vitesh mbajnë në sirtar procedimin penal nr. 22, të vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit