-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: I bëjmë thirrje Izraelit të ndalë përshkallëzimin ushtarak në Liban

Kryesoret

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë veprimet ushtarake në territorin libanez dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Thirrja vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalë përshkallëzimin ushtarak në Liban dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Libanit”, deklaroi zëdhënësi i BE-së për Lindjen e Mesme, Anouar El Anouni.

Sipas tij, Bashkimi Evropian mbështet përpjekjet diplomatike dhe dialogun si mënyrën e vetme për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe për të arritur një stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

El Anouni theksoi gjithashtu se konflikti po ndikon rëndë mbi civilët libanezë, të cilët, sipas tij, nuk janë palë në luftë dhe po përballen me pasoja të mëdha humanitare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit