-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Berat: Zgjerimi i zonave të mbrojtura është arritje e PS

Kryesoret

Në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Berat, Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimet mjedisore dhe politikat e qeverisë në mbrojtjen e natyrës, duke theksuar se zgjerimi i zonave të mbrojtura është rezultat i punës së PS-së.

“Nuk mund të rri dot pa u ndalur te tema e ditës, e natyrës. Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e planit të PS. Nuk e kanë vënë nën mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, e kemi vënë ne. Shqipërinë me 25% të territorit të mbrojtur, nga shumë herë më pak se sa e gjetëm, e kemi vizatuar ne, PS. Të flasësh për zonat e mbrojtura dhe të kthehesh kundër PS, përfshi edhe mua, duke na parë si rrezik, kjo është kulmi i verbërisë dhe manipulimit.

Ka një protestë në Tiranë për natyrën, por kush e ka cënuar natyrën? Kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin? Debati real sot nuk është nëse do mbrohet natyra apo jo, sepse kjo është pjesë e punës sonë,” u shpreh Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit