Qytetarë dhe ambientalistë kanë dalë në Sheshin “Skënderbej” për të shprehur kundërshtimin ndaj ndërtimit të një resorti 4 miliardë eurosh në Zvërnec, një projekt që ka nxitur debate dhe reagime të forta në publik.
Pamjet e mëparshme nga Zvërneci, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie private sigurie, kanë rritur tensionet dhe ka rritur pjesëmarrjen në tubim.
Me pankarta dhe thirrje të ndryshme, qytetarët kanë marshuar drejt kryeministrisë, duke përcjellë mesazhe të qarta për kundërshtimin ndaj projektit dhe për qeverinë.
“Rama në burg, Berisha në burg”; “Ik në katund”; “Hajde protestoi, ka kafe falas, çohu nga kafja”, lexohen në disa nga pankartat e protestuesve.









