Pas arrestimit të Hygerta Metës, për vrasjen e e babait të saj 50-vjeçar Pëllumb Meta, policia ka arrestuar edhe 2 djemtë e tjerë.
Në krim kanë marrë pjesë vajza dhe vëllezërit. Policia i ka vënë në pranga anëtarët e familjes.
Ngjarja është e mbuluar me mister, pasi është e dyshimtë se si një vajzë 19-vjeçare vrau, lidhi dhe groposi e vetme në oborrin e shtëpisë babain, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes nuk dinin asgjë.
Në qesen që ishte mbështjelle trupi i 50-vjeçarit, janë gjetur gjurmë gishtash të 25-vjeçarit Hysen Meta dhe të vëllain tjetër Amarildo Meta.
Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës, pas vajzës arrestohet edhe djali i madh