-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U hodh nga kati i tretë i “Traumës”, familjarët: Ka tentuar të vetëvritet dhe më parë

Kryesoret

Tirana ditën e sotme u zgjua me një lajm të rëndë, një 47-vjeçar u hodh nga kati i tretë i spitalit të Traumës ku ishte shtruar për mjekim natën e djeshme. Siç është konfirmuar nga policia 47-vjeçari, M.H., humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Siç bën me dije policia ky person ishte shtruar mbrëmjen e djeshme në spital pasi ishte vetëplagosur me thikë, në Tepelenë.

Famljarët kanë deklaruar se ai vuante probleme të shëndetit mendor, ndërsa dhe më parë kishte tentuar vetëvrasjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit