-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ 22-vjeçari “i rrezikshëm” në rrjetet sociale, shantazhe dhe “gjoba” 1 mijë euroshe

Kryesoret

Një 22-vjeçar ka rënë në pranga nga policia, pasi i riu merrte fotografi të personave të ndryshëm dhe i publikonte në rrjetet sociale. Madje në shumicën e tyre shtonte dhe fjalë denigruese, në këmbim të fshirjes kërkonte para deri në 1 mijë euro.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Endrit Xhaferri, 22-vjeç banues Në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit