Amnistia Penale tërheq dhe më shumë vëmendje dhe rëndësi në shoqëri, ndikuar dhe nga ngjarjet e ngjarjet e fundit në vend, ku vrasjet dhe dhuna janë gjithnjë e më shumë prezente.
I ftuar në emisionin televiziv “5Pyetje” nga Ilir Babaramo, deputeti Dashnor Sula u shpreh se Amnestia Penale është falje por në këtë rast është një dështim i shoqërisë.
“Amnistia Penale, për mendimin tim është dështim i shoqërisë. Nuk duhet të ndodhi sepse para se të arrish tek fundi i Amnsitisë, duhet të kesh ezauruar të gjitha rrugët ligjore. Duke shqyrtuar me shumë hollësi shkaqet detajet e ngjarjes.
Amnistia duhet të ishte një produkt me specialistë me një studim të hollësishëm. Në momentin që arrin të fusësh interesat personale… këto të mazhorancës thonë t’u falim një vit këtyre të GJKKO e SPAK t’u tregojmë se nuk janë vetëm” u shpreh Sula.
E pyetur nga moderatori Ilir Babaramo, sociologia Marsela Simo u shpreh se Amnistia Penale mund të krijojë qasje të shoqërisë ndaj krimit. Kjo pasi njihet falja dhe personat mund të mendojnë se pavarësisht nga krimi që bëjnë falja do të jetë aty.
“Nëse për një pjesë merret si një mundësi e mirë, për një pjesë të shoqërisë merret si nëse bën një krim ti do të falesh. Ligji mund të jetë burgu aty është por ti mund të dalësh lehtësisht. Pra ti mund të falesh pavarësisht krimit që bën, dhe ne si shoqëri e krijojmë këtë falje.
Gjithsesi amnistia është diçka e mirë e cila mund të përdoret për mirë në momentin që duhet, por nga ana tjetër duhet fuqizuar pjesa e ligjit parandalues sesa rehabilituese, sepse në momentin që është bërë dëmi përfitimet janë më të pakta. Si rasti kur u rritën pagat e gjyqtarëve kur të gjithë menduan se do përfitonin” tha sociologia Marsela Sino.