-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Gjermani lëshohet bomba: Serbia planifikon sulme të reja në Kosovë

Kryesoret

Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për dinarin ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen në arenën ndërkombëtare, ku shpesh herë i është tërhequr vëmendja. Kësaj here revista gjermane Reservistenverband në një analizë të sajë ka lëshuar lajmin e radhës duke thënë se “Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë si ai i Banjskës”.

Në revistë ka një analizë të gjerë dhe të detajuar duke u nisur si nga beteja për dinarin, në të cilën thotë se një vend ka vetëm një monedhë, deri tek shpenzimet marramendëse të Beogradid për blerjen e armëve, si dhe situata e brishtë në Veri të Kosovës.

Media shpjegon se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po ngjall panik tek serbët e Kosovës me pretendimin se 32 mijë punonjës dhe 30 mijë pensionistë do të mbeten pa dinarë.

“Konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë mund të përshkallëzohen në çdo moment në atmosferën e nxehtë. Vuçiç ka vite që punon për të ndikuar në mjedisin gjeopolitik në mënyrë që rimarrja e Kosovës të duket e mundur. Që nga viti 2014, kur ai u bë kreu i qeverisë, Serbia ka investuar 2.9 miliardë euro në modernizimin e ushtrisë së saj – një shumë e madhe për një vend me vetëm shtatë milionë banorë”,  shkruhet në artikullin e Reservistenverband.

Sipas revistës gjermane, me shumë gjasa, veprimet serbe do të jenë vetëm përmes komandove si ato që u panë më 24 shtator në Banjskë, ku “burrat e gjelbër”, pra forcat special serbe, duke ndjekur shembullin e Rusisë në Ukrainë, të përpiqen të shkaktojnë trazira në Kosovë, me qëllim destabilizimin e këtij shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit