Sapo ka mbërritur në Tiranë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Kjo është një vizitë historike pasi presidenti i një vendi në luftë siç është Ukraina , vjen pikërisht në Shqipëri, një vend i cili dikur ofronte destabilitet sot ofron siguri ndaj një personi i kërcënuar vazhdimisht nga Kremlini.
Për garantimin e rendit janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, në koordinim dhe drejtim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.