-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kryesoret

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicën e Veriut, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë incident, por prokurori e ka hapur këtë rastin si “zjarrvënie”.

“Një veturë Skoda Octavia me targa serbe u përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e kaploi pastaj edhe veturën e tipit Mercedes C class, po ashtu me targa Serbe”, tha Elshani.

Ai tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut në orën 02:25 më 1 qershor.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar e njoftoi prokurorin, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘zjarrvënie’”, tha Elshani.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit