-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli vjen në Shqipëri me lajme të mira: Do keni internet falas

Kryesoret

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi pas samitit ekonomik në Tiranë tregoi pikat në të cilat është fokusuar diskutimi në samitin BE-Ballkani Perëndimor për rritjen ekonomike.

Zyrtari i lartë i BE-së foli për përfitimet nga pagesat SEPA, korsitë e gjelbra, rrjeti falas i internetit dhe deri te ngritja e një qendre në Ballkanin Perëndimor për novacionin e kërkimit shkencor. Theksoi se gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt.

“Së pari, SEPA që do të thotë një rishikim tërësor i aspekteve rregullatorë. Vendet po përgatiten për këtë gjë, nuk duhet të jetë shumë e vështirë se sistemi bankar ka në vetvete banka europiane.

Duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e origjinës, sfida është sa shpejt do mund të aplikohen në terren. Ka pasur dakordësi që kjo gjë do arrihet sivjet. E dyta ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohën e pritjes në pikat kufitare.

Do rregullohen procedurat doganore që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin. Ta shtrijmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe duhet të përfundojë në fund të këtij viti dhe ul kostot për bizneset.

E treta ka të bëjë me punën kërkimore shkencore, do të thotë të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, novacioni, kërkimi shkencor, do kenë nevojë për një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë dhe kjo të krijohet në Ballkan, sektori dixhital, farmaceutik.

E fundit rrjeti falas i interneti në gjithë BP, të gjithë të kenë mundësi të futen në internet. I kemi fondet për këtë gjë, duhet ti pajisim bashkitë me të gjitha mjetet që kjo gjë të bëhet realitet këtë vit”, tha Varhelyi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit