-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati avionët/ Lidhen dy kontratat e para për bazën e Kuçovës

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka lidhur dy kontrata që lidhen me bazën ajrore të Kuçovës.

Në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua lidhja e kontratës për procedurën “Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UAV (hangari dhe mjedise shërbimi)”, në Bazën Ajrore Kuçovë me një vlerë 270 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro.

Kontrata është nënshkruar me operatorin LLAZO ndërkohë që një tjetër procedurë e lidhur me këtë kontratë është ajo “Mbikëqyrje e punimeve për kontratën/projektin me objekt “Ndërtim i infrastrukturës së nevojshme për UAV (hangari dhe mjedise shërbimi)”, në Bazën Ajrore Kuçovë”” ku fitues është shpallur kompania DERBI-E.

Më herët kjo procedurë u bë pjesë e një ankimimi në Komisionin e Prokurimit Publik i cili i dha miratimin ministrisë që të vijonte me hapat e nevojshme të procedurës pas korrigjimit të rekomanduar që u bë në sistem.

Sipas dokumenteve hangarët e rinj që do të ndërtohen janë objekte të rëndësisë së veçantë./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit