-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vihet flaka makinës me targa serbe në veri të Kosovës

Kryesoret

Mediat në Kosovë raportojnë se një makinë me targa serbe është djegur ditën e sotme në Leposeviç.

Nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale, por dyshimet e policisë janë se ngjarja është e qëllimshme, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Ai tha se dëme kanë pësuar edhe dy vetura tjera.

“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë, me targa Serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i patrullës, së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shqimin e vendin e ngjarjes.

Gjatë shqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj veture. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si zjarrvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin” ka deklaruar Elshani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit