Me rastin e kremtimit të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në Shqipëri do të vijnë një grup arbëreshësh nga Italia.
Në të marrin pjesë drejtues të krahinave dhe komunave arbëreshe, aktivistë dhe përfaqësues të shoqatave që i shërbejnë dhe kontribuojnë për këtë komunitet dhe forcimin e lidhjeve me Shqipërinë.
Pritja e arbëreshëve nga Bajram Begaj do të zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 mars në orën 07:30. Më pas Presidenti i Republikës bashkë me delegacionin arbëresh nisen për në Lezhë.
Kremtimi i 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nis në orën 10:30 me ceremoninë tek Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës e vijon me vizitën në Panairin e Trashëgimisë Kulturore.