5 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, për arsye se kishim amrrë me qira një apartament për të përpunuar kokainë.
U vendosën në pranga Jeton Velaj, 44-vjeç, Elvis Ymeri, 31 vjeç, Denis Dullaj, 36 vjeç, Arben Doniku, 51 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.