-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dërgon ndihmat e para nga ajri në Rripin e Gazës

Kryesoret

Ushtria amerikane për herë të parë sot kreu një operacion të dërgimit nga ajri të ndihmave në Rripin e Gazës, pasi vdekja e palestinezëve, që po prisnin në radhë për ushqim, vuri theksin tek katastrofa humanitare në rritje në një zonë bregdetare me njerëz të zhvendosur nga operacionet disa mujore ushtarake të Izraelit.

Vende të tjera, përfshirë Jordaninë dhe Francën, kanë kryer tashmë operacione të dërgimit të ndihmave nga ajri në Gazë, ku Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se një e katërta e popullsisë mund të vuajnë së shpejti nga uria.

Përmes një avioni transporti ushtarak C-130, Shtetet e Bashkuara hodhën më shumë se 38,000 racione ushqimore përgjatë vijës bregdetare të Gazës në Mesdhe, tha ushtria amerikane përmes një deklarate. Në këtë operacion morën pjesë edhe forcat jordaneze.

Ndërkohë, të paktën 10 palestinezë u vranë si pasojë e një sulmi ajror izraelit të shtunën në Rafah, njoftoi ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës.

Sulmi ndodhi të shtunën në një zonë me palestinezë të zhvendosur, afër Spitalit të Emirateve në lagjen Tel Al-Sultan në jug të qytetit Rafah.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, tha se një punonjës shëndetësor që punonte në spital ishte në mesin e të vrarëve. Ushtria e Izraelit ende nuk ka bërë komente për incidentin./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit