Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë tre persona pasi kanë konsumuar vepra të ndryshme penale me natyrë vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas burimeve policore bëhet me dije se janë zbardhur shtatë raste të ndryshme vjedhjesh në një biznes në sheshin ‘Karl Topia’ si dhe gjashtë banesa.
Si rezultat u tij u vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.
Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.