-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ‘e vdiq’ Amerika e ‘ringjalli’! Kush është i shumëkërkuari Leonard Mnella?

Kryesoret

Leonard Mnella, një kriminel shqiptar i rrezikshmëris së lartë është vënë në pranga në Miçigan të SHBA-ve. Ai është i dënuar nga Italia me 25-vite burg për vepra të rënda penale ndërsa ditën e sotëm është ekstraduar në Shqipëri.

Nga Gjykata e Salernos ai është dënuar për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Ndërkohë që Mnella ishte në arrati, në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të lëshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.Njoftimi i policisë:

Deportohet në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat për disa vepra të rënda penale, një 54-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, I cili në vitin 2013 kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një Gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

54-vjeçari, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, me 25 vjet burgim, për disa vepra penale.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me agjencinë tjetër federale amerikane DHS/ICE-ERO (Departamenti Sigurisë Kombëtare/Agjencia ligjzbatuese e Emigracionit dhe Doganave), prej disa kohesh kanë punuar së bashku për lokalizmin dhe arrestimin e shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:

Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit