Villareali i Marelino-s zgjati serinë e pozitive në La Liga përballë Granadës duke arritur një fitore të lehtë. Një ndeshje e cila në asnjë moment nuk pati histori me ‘Nëndetësen’ që bombardoi me shifrat 5-1 ekipin e Uzunit, me shqiptarin që e nisi si titullar takimin.
Granada u dorëzua që në pjesën e parë ku vetëm brenda 30 minutash lojë pësuan 3 gola, Sorloth ishte ai që ‘fiku’ shpresat e rivalëve të tij me një dygolësh ndërsa në pjesën e dytë realizoi tripletën e tij personale. Granada nga ana tjetër pranoj me poshtërim një tjetër humbje këtë sezon, mbi të gjitha me një rekord negativ në La Liga, në 25-ndeshjet e fundit vetëm 1 fitore.
Ndeshja u mbyll në shifrat 5-1, Villareali regjistron regjistroi ndeshjen e 7-të radhazi pozitive në La Liga dhe vendoset në vendin e 12-të në renditje. Granada dhe Uzuni nga ana tjetër duket se po bëjnë gati valixhet për në Secunda Division, pasi renditen në vendin e 19-të me 14 pikë, ku deri më tani gjallë i mbajnë vetëm barazimet.









