Verona mori një fitore me vlerë mbijetese në Serie A përballë Sassuolos ditën e sotme. Në ‘Bentegodi’ vendasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0.
Një debutim aspak pozitiv për trajnerin Ballardini i cili zgjodhi të linte në stol dyshen e shqiptarëve Bajrami-Kumbulla.
Ishte Suiderski ai që në minutën e 79-të rrëmbeu tre pikët me vlerë për të tijët, me Veronën që ngjitet në vendin e 17-të, Sassuolo nga ana tjetër bëhet për djersë të ftohta pasi mban vendin e parafundit me vetëm 20 pikë, për më tepër klima e turbullt në ekip vë në diskutim mbijetesën.
Një lajm i keq dhe për Italinë si dhe Lucciano Spalletin, i cili me shumë mundësi në Euro 2024, do duhet të bëjë pa Domenico Berardin, sulmuesi la fushën për shkak të një dëmtimi dhe me shumë mundësi i thotë lamtumirë Gjermanisë.









