Liam Osmani ishte konkurenti më i ri që iu bashkua dje shtëpisë së Big Brother Vip.
Ai e ndërpreu garën pasi rezulton i dënuar për mashtrim.
Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Osmani, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
E papritur! I dënuar me 2 vite burg, arrestohet në Big Brother Liam Osmani









