-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulen avionët luftarakë në Kuçovë, Mediu te 5Pyetjet.al: Çfarë fiton Shqipëria

Kryesoret

Në Kuçovë sot u përurua baza ajrore taktike e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se po punohet me aleancën që sa më shpejt të bëhet gati edhe baza e re detare e NATO-s në Porto Romano. Sipas presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në situatën globale, që ai tha se është e paqëndrueshme, vendi duhet të jetë i gatshëm të mbrojë veten dhe të kontribuojë për aleancën.

Por çfarë fiton konkretisht Shqipëria nga kjo bazë? I ftuar në “5Pyetjet.al” ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu bëri një skaner të elementëve të sigurisë dhe asaj që fiton vendin ynë në sfondin e konfliktit që Putin po tenton që të zgjerojë në Ballkan.

Mendoj se nga pikëpamja gjeopolitike i jep më tepër peshë Shqipërisë, sigurisë së Shqipërisë dhe rajonit në kontekstin e zhvillimeve të fundit dhe zgjerimit të konfliktit të Rusisë në Ballkan. Kjo i jep më tepër avantazhe mbrojtjes së territorit shqiptar.

Kjo është bazë mbështetëse logjistike që në momente të caktuara ne ofrojmë mbështetjen për operacionet ajrore të NATO-s dhe po të marrim në gjeografinë e saj, mbulimi më i afërt është Ballkani. Mendoj që në të gjitha pikëpamjet është një element pozitiv për NATO-n” tha ai për “5Pyetjet.al”. Më tej, Mediu tha se “kjo bazë është mundësi për të zhvilluar pak ekonomi, por jo fort të madhe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit