Wolves priti në shtëpi ekipin e Fulham në përballjen e javës së 28-të të Premier League.
Më të dy ekipet që shohin veten në mesin e tabelës u prit një përballje e qetë ku minuta mund të kishte dhe Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares në fakt e nisi dhe një herë sfidën nga stoli për tu hedhur në fushë vetëm në minutën e 80-të pa mundur të ndihmojë me më shumë se një asist në humbjen e të tijëve.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0 ku gjithçka u zgjidh në të dytën.
Ait-Nouri dhe Caireny shënuan në harkun e 15 minutave duke vendosur Wolves në një avantazh të dyfishtë.
Në minutën e 80-të Broja zbriti në fushën e lojës dhe ishte autori i asistit në golin e Iwobi në minutën e 98-të. Një gol i cili pati vlerë vetëm për statistika pasi sfida u mbyll në shifrat 2-1.
Shihni asistin e Brojas