-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimet e të miturve në Shqipëri/ 800 raste vjedhje, drogë, kërcënimi dhe vrasje

Kryesoret

Në Shqipëri, përfshirja e të miturve dhe të rinjve në vepra penale po bëhet një fenomen gjithnjë e më shqetësues. Thuajse çdo vit, më shumë se 800 të rinj dhe të mitur kryejne vepra penale si vjedhje, shpërndarje të drogave, drejtim të automjeteve pa leje drejtimi, kërcënime, plagosje e deri tek vrasjet. Për shkak të moshes, 251 prej tyre po kryejnë dënimin në shërbimin e provës.

Njoftimet e policisë dëshmojnë raste të përditshme të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve në kontakt apo konflikt me ligjin, duke i shtyrë ata, në më të shumtën e herës, drejt botës së krimit. Vjedhjet, trafikimi dhe shpërndarja e drogës, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi, kanosjet, rrahjet e deri tek përdorimi i armëve, janë më së shumti veprat penale që i çojnë të miturit dhe të rinjtë në dyert e policisë dhe gjykatave.

Statistikat tregojnë çdo vit përfshirjen e më shumë se 800 prej tyre në vepra penale. Psikologia Manjola Halimi thotë se, për shkak të keqorientimit, pjesa më e madhe e këtyre të miturve apo të rinjve bien në konflikt me ligjin.

“Shpeshhere ata janë përballë pabarazisë që krijohet dhe, që nga të rinjtë, perceptohet në shërbime të ndryshme, të cilat ata i perceptojnë se mund të vijnë në mënyrë të menjëhershme së bashku me përfitimet. Por, nevoja për të kuptuar dhe integruar grupmoshat dhe nevojat e tyre, sidomos në Shqipëri, është një problem që ka nevojë për tu trajtuar”, thotë ajo. Lexo KETU shkrimin e plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit