Qeveria ukrainase është përgjigjur me zemërim dhe është zotuar të mos dorëzohet kurrë pasi Papa Françesku tha se vendi duhet të ketë “guximin për të ngritur flamurin e bardhë” dhe për të negociuar përfundimin e luftës me Rusinë, shkruan The Guardian.
“Flamuri ynë është verdheblu. Ky është flamuri me të cilin jetojmë, vdesim dhe mbizotërojmë. Ne kurrë nuk do të ngremë asnjë flamur tjetër”, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në mediat sociale të dielën.
Politikanët dhe analistët në Evropë shprehën zemërim pasi Papa dha një intervistë në të cilën ai dukej se qëndronte i heshtur ndaj krimeve të Rusisë si agresor në pushtim dhe vendosi barrën mbi Ukrainën për të bërë paqe.
Kuleba i bëri thirrje Papa Françeskut që të qëndrojë “në anën e së mirës” dhe të mos vendosë Rusinë dhe Ukrainën “në të njëjtën bazë dhe t’i quajë “negociata”.
Ai gjithashtu dukej se i referohej bashkëpunimit midis disa prej kishës katolike dhe forcave naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore: “Në të njëjtën kohë, kur bëhet fjalë për flamurin e bardhë, ne e dimë këtë strategji të Vatikanit nga gjysma e parë e shekullit të 20-të.
Bëj thirrje për të shmangur përsëritjen e gabimeve të së kaluarës dhe për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e tyre të drejtë për jetën e tyre” tha ai.