Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme qytetin e Fierit. 19-vjeçari Grei Bihuci u vra me thikë nga një 18-vjeçar pas një debati banal në rrjetet sociale që përfundoi me një viktimë.
I riu më parë ka qenë dhe futbollist me moshat e reja të klubi të Apollonisë.
Ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka bërë një dedikim prekës për 19 vjeçarin duke kujtuar edhe stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.
“Grei qofsh banor i xhenetit!
‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?
Përsërite Grei
Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit” shkruan ish-trajneri i të ndjerit.