-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja e Francës: Vizioni i ri, Europë e fortë dhe Shqipëri e fortë

Kryesoret

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard kërkoi që Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme në rrugën e integrimit në BE. Diplomatja foli për një Europë të fortë dhe një Shqipëri të fortë.

Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE në Shqipëri por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re. Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri së fundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE.

Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë. Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit