-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi mbledh Rithemelimin: Ja për çfarë ramë dakord me mazhorancën

Kryesoret

Deputeti Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e grupit të Rithemelimit ditën e nesërme. Përmes një njoftimi ai ka bërë me dije se për çfarë është rënë dakort në parim në Konferencën e Kryetarëve me deputetët e mazhorancës.

“ Nesër në orën 11:30, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar. Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord:

  • Të ushtrohet e drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor, duke u tëhequr nga vendimet në atë seancë.
  • Të ngrihet me vendim të Kuvendit një Nënkomision për Reformat, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 GPPS – 2 GPPD). Ky nënkomision është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian. Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.
  • Konferenca e Kryetarëve, me propozimin e përfaqësuesve të opozitës, miraton një kalendar konkret për shqyrtimin, diskutimin dhe votimin e ligjeve të propozuara nga deputetët. Kryetarja e Kuvendit kujdeset që Komisionet Parlamentare të zbatojnë kalendarin konkret të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve.

Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve” thuhet në njoftim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit