-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregu i lirë i punës mes vendeve të Open Balkan nuk u hap në 1 Mars

Kryesoret

Prej shpalljes së nismës Open Balkan, qytetarët në të tre shtetet anëtare janë përballur me shumë narrativa dhe pak fakte. Kështu ndodhi edhe kur u njoftua tregu i lirë i punës mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që përflitet prej vitit 2021.

Në të vërtetë, kjo marrëveshje që u ‘rinjgjall’ në takimin e liderëve në janar 2024, nuk ka nisur të zbatohet. Faktoje jep një panoramë të asaj çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe narrativës që ka shoqëruar këtë pritshmëri.

“Tregu i lirë i punës Tiranë – Shkup – Beograd hapet më 1 mars”

Ky ishte refreni i mediave në të tre shtetet fqinje, Shqipëri – Maqedoni e Veriut – Serbi që firmosën në janar të këtij viti dy protokolle që do mundësonin që tregu i lirë i punës dhe identifikimi elektronik i qytetarëve të vendeve firmëtare të funksiononte.

Por edhe pse 1 Marsi ka kaluar, zbatimi i dy protokolleve nuk duket të jetë në vijë. Në Shqipëri protokolli ende nuk ka kaluar procedurat e brendshme ligjore për miratim që do t’i hapnin rrugë zbatimit të tij.

Nënshkrimi i dy protokolleve që përcaktojnë mënyrën se si do të zbatohen marrëveshjet e arritura në vitin 2021 nga nisma Open Balkan, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është kthyer në burim dezinformimi.

Konfuzionit mbi ekzistencën apo jo të kësaj nisme, sot i është shtuar edhe keqinformimi mbi atë çka është zbatuar dhe çfarë jo.

Marrëveshja e firmosur mes tre vendeve anëtare në Open Balkan u njoftua nga mediat në vitin 2021 (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit