Evis Berberi ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptarë është arrestuar natën e mbrëmshme me urdhër të gjykatës.
Ditën e djeshme u mësua se Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen disa ditë më parë posti si drejtor i ARRSH, kjo pasi SPAK ka nisur hetime ndaj tij pasi akuzohet për “pastrim parash” dhe “korrupsion”.
Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.