Një bandë kriminale e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia në Bologna. Një mega operacion ku deri më tani janë lëshuar 44 masa paraprake.
Një grup i madhe kriminal i krijuar nga italianë, pakistanezë dhe shqiptarë, teksa raportohet se në pranga kanë rënë rreth 36 persona, ende nuk ka informacione për identifikimet e tyre.
Sipas hetimeve të skuadrës Fluturuese në Itali, kjo bandë shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë dhe kishin marrë nën kontroll disa zona të qytetit.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. Mbi 400 oficerë policie u angazhuan në këtë operacion policor. Detajet e këtij operacioni pritet të jepen nga oficerët e komisariatit të Bolonjës paraditen e së enjtes.